Albania : 40 vjet histori ne vendin e Shqiponjave
Albanian traduction on the way by Indrit Topi , “under construction”
Shqipëria I : introduction is coming
Shqipëria II : Njeriu që nuk njohu vetveten
Kam takuar ish kasapin me rastin e një reportazhi për revistën franceze Marie Claire, gjatë periudhës së fundit të regjimit komunist.
Ai punonte si kasap në Plug, një fshat ku ishin të internuarit, diku në Shqipërinë e mesme. Të internuarit dërgoheshin në këtë zonë për bonifikimin e moçaleve.
E takova përsëri mbas 30 vjetësh, në një kafene në fshatin Plug. Ai tani punon si shofer taxie. Shokët e tij më thanë se ku mund ta gjeja. Kur i tregova fotografinë e hershme, ai reagoi kështu : “ Jo, nuk jam unë”. Shokët e tij insistuan duke bërë shaka: “ Po si jo? Ti je, ti je “. Atëherë ai e zmadhoi foton, e pa nga të gjitha anët, dhe më kërkoi nëse kisha foto të tjera. Ai nuk po e identifikonte dot veten. (Nuk mbante mend si kishte qenë në atë moshë.) Skishte se si. Sepse gjatë periudhës komuniste, njerëzit ishin të varfër dhe nuk kishin shumë gjëra. Për shembull nuk mbanin aparate fotografike në shtëpi dhe as filma, akoma më pak filma me ngjyra.
Shqipëtarët, flasim për pjesën më të madhe, nuk kishin albume familje. Kështu që atyre ju ka munguar memoria fotografike ndër vite. Punimet e mia të asaj kohe, janë në një fare mënyre “albumi i familjes” që atyre u ka munguar dhe ku secili mund të gjejë momente nga e kaluara e vet.
Realizova disa imazhe të reja, dhe më pas një intervistë. Ai më konfirmoi që kishte qenë kasap në Plug në ato kohë. Dhe megjithëatë, po ti vësh re vështrimit të tij, tek foto e fundit, mendoj që ai prapë nuk e njeh veten te ajo foto.
Në kohën e diktaturës njerëzit kanë përjetuar gjëra kaq të vështira, kaq tronditëse saqë disa prej tyre kanë preferuar ta harrojnë këtë periudhë .
Foto e tretë, tregon një klient të kënaqur që kishte arritur të blinte një kockë me pak mish: Furnizimi me mish bëhej një herë në muaj, një kg për familje.
Ish kasapi është një nga personazhet që kam gjetur vite më vonë në kuadrin e ekspozitës që po zhvillohet këto ditë në Shqipëri.
Plot ngjarje të tjera do të vijojnë më pas…
Shqipëria III : Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Nuk e di nëse e keni lexuar librin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ku autori na tregon për përpjekjen e një gjenerali italian i cili vjen në Shqipëri për të kërkuar trupat e ushtarëve që kishin rënë gjatë luftës se dytë botërore, dhe për ti dërguar dhe për ti varrosur eshtrat në atdheun e tyre.
Janë të pranishëm në sfond gjatë gjithë romanit, dy elemente që provokojnë ke lexuesi një ndjenjë të veçantë, shiu dhe balta.
Ky libër më shtyu të shkoj të vizitoj Shqipërinë për herë të parë në 1981. Në këtë periudhë, nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, Shqipëria ishte një vend i izoluar.
Kam patur shansin të takohem me Kadarenë qysh në 1981.
Në 2018 – 2019, për ekspozitën e re që po pregatisja, u nisa në kërkim të disa nga personave më të spikatur që kisha takuar gjatë diktaturës apo më vonë. Gjatë kësaj ankete, unë gjeta edhe “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, si ai i librit. Në fakt bëhet fjalë për një murg françeskan italian që jeton në Shkodër në veri të Shqipërisë. Ai quhet Vinçenzo.
Ky murg ka ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 90 nga fundi i diktaturës, me qëllim për të gjetur trupat e priftërinjve të vrarë gjatë komunizmit, të cilët Roma ndërkohë i kishte quajtur si “martirë”.
Në 2019, ai kishte gjetur shumë pak eshtra që ishin të varrosura në katedralen e Shkodrës. Vështirë se do t’ja dalë mbarë.
Por falë çudirave që ndodhin në internet, Vinçenzo kishte rastisur në një nga fotot e mia të katedrales së Shkodrës të 1981. Katedralja ishte shndërruar në palestër, monasteri anash, ishte bërë konvikt për studentët dhe kisha françeskane ishte bërë kinema…
Disa vite më vonë kur u riktheva në Shkodër pashë që katedralja kishte gjetur përsëri shkëlqimin e mëhershëm. Fotografova Vinçenzon për herë të parë në përfundim të meshës, pa e ditur që ai ishte “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Sot, ashtu si gjenerali i librit, padre Vincenzo do të të kthehet në Itali pa arritur të gjejë të gjitha eshtrat e ushtrisë së sakrifikuar në luftën komuniste kundra besimeve fetare.
Vincenzo është një nga personazhet e spikatura që arrita të gjeja për ekspozitën time që gjendet sot në Tiranë.
Në 11 nëntor të 199 ?, qëndroja pranë nënë Terezës për meshën e parë që u dha në katedralen e Shkodrës përpara se të restaurohej, ende me paraqitjen si palestër.
Kam pare skena të jashtëzakonshme: besimtarët shtyheshin me njëri-tjetrit kush e kush të puthte i pari kryqin që ishte i ndaluar me ligj prej prej disa dekadash, dhe skulptura me ikona fetare gjysëm të shkatërruara që dilnin përsëri nën dritën e diellit pasi kishin ngelur të fshehura kushedi se ku.
Shqipëria V : kur dyshemeja shndërrohet në ikonostazë
Në 1967, diktatori komunist Enver Hoxha, ky njeri i rafinuar dhe profesor frengjishte, që kishte bërë shkollën në Montpellier, në France, deklaroi zyrtarisht « çrrënjosjen e Zotit nga vendi ».
Filloi një betejë e vërtetë kundra klerit : ndërtesat fetare, kisha dhe xhamija, falëtore, u shkatërruan me ekspozif, u dogjën apo u shndërruan në depo, palestra, në kinema, apo thjeshtë u mbyllën. Priftërinjtë dhe klerikët mysylmanë u ekzekutuan, u dënuan me 25 vjet burgim apo u dërguan në internim me punë të detyruar. Shumica e tyre nuk i mbijetuan kushteve të punës.
Në 1990, regjimi komunist përjetonte ditët e fundit, shqiptarët filluan t’i rikthejnë ndërtesava fetare, funksionin e tyre të parë. Por ato ishin në gjendje shumë të degraduar. Jam takuar me Llazar Pjeshkazini në 1990. Bashkë me një grup shokësh, kishin zënë palestrën e Tiranës për ta rikthyer në katedralen e vjetër ortodokse që kishte qenë më parë.
Ata nuk kishin asnjë ndihmë ekonomike për të riparuar ndërtesën, dhe kështu që Llazari vendos të përdori parketin e palestrës për ta përdorur si ikonostazë. (Ndarje me dërrasa të pjesës së klerit nga ajo e besimtarëve)
Një prift ortodoks i moshuar, i lodhur nga jeta në internimi, që s’mbante mend një pjesë të liturgjisë, po drejtonte faljet e para brenda në katedralen e deformuar. Ironia e fatit bëri që në të njëjtin vend, disa vite më parë, nën regjimin komunist, një sportist gjimnast pa e ditur ai vetë, po bënte shenjën e kryqit.
Albanie IV : « la mort de Dieu » is coming
Shqipëria V : kur dyshemeja shndërrohet në ikonostazë
Në 1967, diktatori komunist Enver Hoxha, ky njeri i rafinuar dhe profesor frengjishte, që kishte bërë shkollën në Montpellier, në France, deklaroi zyrtarisht « çrrënjosjen e Zotit nga vendi ».
Filloi një betejë e vërtetë kundra klerit : ndërtesat fetare, kisha dhe xhamija, falëtore, u shkatërruan me ekspozif, u dogjën apo u shndërruan në depo, palestra, në kinema, apo thjeshtë u mbyllën. Priftërinjtë dhe klerikët mysylmanë u ekzekutuan, u dënuan me 25 vjet burgim apo u dërguan në internim me punë të detyruar. Shumica e tyre nuk i mbijetuan kushteve të punës.
Në 1990, regjimi komunist përjetonte ditët e fundit, shqiptarët filluan t’i rikthejnë ndërtesava fetare, funksionin e tyre të parë. Por ato ishin në gjendje shumë të degraduar. Jam takuar me Llazar Pjeshkazini në 1990. Bashkë me një grup shokësh, kishin zënë palestrën e Tiranës për ta rikthyer në katedralen e vjetër ortodokse që kishte qenë më parë.
Ata nuk kishin asnjë ndihmë ekonomike për të riparuar ndërtesën, dhe kështu që Llazari vendos të përdori parketin e palestrës për ta përdorur si ikonostazë. (Ndarje me dërrasa të pjesës së klerit nga ajo e besimtarëve)
Një prift ortodoks i moshuar, i lodhur nga jeta në internimi, që s’mbante mend një pjesë të liturgjisë, po drejtonte faljet e para brenda në katedralen e deformuar. Ironia e fatit bëri që në të njëjtin vend, disa vite më parë, nën regjimin komunist, një sportist gjimnast pa e ditur ai vetë, po bënte shenjën e kryqit.
Albanie Tirana 2018 Liazar qui a construit la première iconostase avec le plancher de ce qui fut un salle de sport, pose dans la cathédrale rénovée devant la nouvelle iconostase
Albanie VI : la mariée était en pleurs … coming
Hqipëria VII : Kisha ishte bërë gërmadhë.
Atë mëngjes të vitit 1991, u nisëm të gjithë drejt kishës së fshatit, nusja me një hije trishtimi në fytyrë ishte e rrethuar nga një turmë dasmorësh që kendonin dhe hidhnin valle duke ndjekur ritmin gazmor të veglave muzikore.
Kur mbërritëm në majë të kodrës ku duheh të ishte kisha e fshatit, atje gjeta vetëm një pirg me gurë… Ja çfarë kishte mbetur nga kisha që ishte shkatërruar në 1967, kur diktatori Enver Hoxha deklaroi të hapur luftën kundra « besimit ke Zoti ».
Ceremonia fetare u krye mbi gërmadhat e kishës së vjetër.
Ky imazh përfaqëson shumë mire situatën e vendit gjatë periudhës së fundit të diktaturës.
Kam takuar Anën dhe Frederikun, vëllanë e saj, në 1990, në Juban, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë, gjatë një reportazhi fotografik që realizova bashkë me gazetaren e revistës Marie Claire, Edith Canestrier.
Këto imazhe janë prezantuar publikut me rastin e ekspozitës time të parë në Shqipëri.
Në 2019 u takova përsëri me Frederikun dhe Anën po në atë fshat. Ata ishin të zemëruar me mua. Sidomos djali i Frederikut, lindur pas periudhës komuniste, i cili, duke ju drejtuar të atit i tha me zë të lartë: “Si mund ti flasësh akoma këtij personi që ka poshtëruar familjen tone?”
Në fakt njerëzit ishin tallur me ta, me nusen e re që kishte dalë foto me të qara, dhe i vëllai që kishte shumë i prekur dhe shoqëroi të motrën me të qara gjatë gjithë ceremonisë.
U mundova ti shpjegoja djalit të ri, që unë nuk kisha patur qëllim të tallesha me çiftin. Kjo martesë kishte qenë e jashtëzakonshme për mua me një bukuri dhe force të rrallë, shumë emocionuese për të gjithë.
Mësova më vonë që në traditat shqiptare, nusja e re duhej të tregonte keqardhje kur të largohet nga shtëpia e familjes së vet.
Dhe Ana nuk po luante teatër. Edhe i vëllai ishte me të vërtetë i trishtuar tek e shihte të dilte nga shtëpia e fëmijërisë së tyre.
Sot që traditat dhe zakonet kanë ndryshuar, këto imazhe janë dëshmi e një tradite jo shumë të largët por që nuk ekziston më… Megjithatë nuk besoj se e binda dot djalin e Frederikut për vlerat historike që mbajnë këto foto.
Shqipëria VIII : 1990, besimi fetar lejohet përsëri në Shqipëri
E gjeta Ymerin nga Shkodra, po atje ku e kisha lënë para 29 vjetësh. Mjaftojë ti tregoja foton e tij banorëve të zonës. Mbas disa minutash, ai u shfaq para meje buzagaz.
Kur e takova për herë të parë ai kishte një shtizë të gjatë prej hekuri që i depërtonte faqet nga njëra anë ke tjetra. Ja tregimi i atij reportazhi…
« Allah, Allah, Allah… » Besimtarët thërrasin emrin e Zotit me dhjetra herë me zë monoton dhe duke u lëkundur me një ritëm hipnotik..
Gjoksin zbuluar, me qeleshe të bardha mbi kokë, në gjendje të përhumbur koshience, ata kalojnë shtiza me majë nga njëra faqe ke tjetra, shpojnë tej për tej gjuhën, veshët dhe barkun.
Djersa bulëzit mbi gjoks por gjak nuk del. Dëgjohen vetëm faljet e besimtarëve në emër të Allahut.
Ceremonia zhvillohet në një teqe (falëtore), transformuar në depo mallrash gjatë viteve të errëta të komunizmit.
Salla e vogël është mbushur plot, njerëzit shtyhen për të parë spektaklin e jashtëzakonshëm.
Rasti është i rrallë pasi këto liturgji fetare ishin të ndaluara prej shumë vitesh.
Dervishët vazhojnë liturgjinë me recitimin e faljeve dhe gjithmonë duke u falur ata vendosin shufrat e nxehta nga prushi, mbi gjuhen e tyre. Dhimbjet janë të pandjeshme.
Ata janë adhuruesit e Zotit, i Zoti i Muhametit, dhe i profetit Ali: Rufaizët.
Një nga dymbëdhjetë sektet Shiite që ekzistonin në Shqipëri përpara revolucionit fetar.
Një thirrje çliruese jehoi me zhurmë nga turma: “ Allah, Allah, Allah”.
Dhimbjet që po provojnë sot, janë për ta, simboli i rilindjes fetare. Në këtë mënyrë bëhet edhe largimi nga njëzet e gjashte vjet diktaturë, njëzet e gjashtë vjet pa patur mundësinë për t’ju falur Zoti, njëzet e gjashtë vjet gjatë të cilave traditat dhe praktika e ritualeve fetare mund të dënohej edhe me vdekje.
Albanie. Shkoder ceremonie de la secte Rufai en 1991, le « baba » leader spirituel de la secte
Shqipëria IX : Tridhjetë vjet më pas, Arjana Ceka, një dhimbje e paharruar.
Në 3 prill të 1991, rezultatet e zgjedhjeve të para të lira, që nga fundi i komunizmit, japin fitoren përsëri komunistëve.
Trazirat fillojnë herët në mengjes, në qytetin e Shkodrës i cili ka votuar në mazhoritet për opozitën, ashtu si edhe Tirana.
Atë mëngjes, unë me shoqëruesin tim Ervin Baku, arritëm të kalojmë në qytetin e rrethuar nga policia dhe ushtria. Në ato momente bëhem dëshmitar i papritur i revoltës së parë, që do të jetë edhe episodi që shënoi aktin e parë të lindjes së demokracisë në vend.
Nga fundi i mëngjesit numërohen shumë të vrarë. Mbasditen e kaluam duke vrojtuar përgjimin e të vrarëve… Arben Broci është një nga katër viktimat e asaj dite. Ai ishte lideri i Partisë Demokratike në Shkodër, partia e opozitës… Gjithë ditën vizitat skan të pushuari në apartamentin familjar. Erdhi për vizitë edhe Sali Berisha, që do të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Por ai ende nuk e din në atë moment. Ai ka qënë gjithashtu edhe kirurgu i Enver Hoxhës.
Ditën e varrimit, i gjithë qyteti u ngrit drejt varrezave për të shoqëruar në heshtje për në banesën e fundit.
Gjatë rrugës, mbi taracën e spitalit, pacientët kishin dalë me bizhama për të nderuar viktimat e fundit të diktaturës dhe martirët e parë të demokracisë.
Tridhjetë vjet më vonë u takova përsëri me të afërmit që kisha fotografuar me trupat e familjarve të vrarë. Kam regjistruar edhe dëshmitë e tyre.
Arjana Ceka sot është infermiere në spitalin e Shkodrës. Atë ditë të 1991 ajo humbi të vëllanë, edhe sot dhimbja mbetet gjithmonë e paharruar. Pata përshtypjen që i bëri mirë që shkëmbyem dy fjalë. U preka edhe unë vetë dhe e pata të vështirë të përmbaja emocionet.
Shqipëria X : Arti në shërbim të diktatorit.
Në 1967, diktatori Enver Hoxha, ndaloi praktikimin e fesë me dekret.
Xhamija e Din Hoxhës, që ndodhet në qendër të Tiranës, u transformua në studio artistësh në shërbim të Partisë. Artistët, dhe në veçanti piktorët, tashmë duhet të prodhojnë vetëm vepra socialiste në shërbim të proletariatit dhe të udhëheqësit diktator. (Lexo ngjarjet e tjera mbi «ndalimin e fesë »)
Unë kam takuar Leka Rrudhën, për herë të parë në 1990. Ai ndodhej në xhaminë e Tiranës, në katin e dytë, dhe po pikturonte një portret gjigand të Ramiz Alisë. Një koleg tjetër, po pikturonte një portret të Enver Hoxhës. Në katin përdhe, artistët e tjerë punonin mbi disa afishe propagande për Partinë e Punës së Shqipërisë, PPSH, dhe disa të tjerë realizonin portrete gjigande të byrosë të Partisë.
Leka Rrudha, ashtu si kolegët e tjerë nuk kishin dot mundësi të pikturonin të tjera gjëra. Ose kështu ose i pristi burgu i Spaçit. Kështu që për shumë vite ai pikturonte vetëm portret e drejtuesve të vëndit dhe kjo gjë nën kupolën e xhamisë.
E takova përsëri në 1992, pas rënies së diktaturës, në studion tij të re: e gjeta mirë dhe në formë. Tani ai pikturonte çdo gjë që kishte dëshirë.
Në 1997, gjatë krizës ekonomike, vëllai i tij kishte emigruar në Francë. Ai punon tani si piktor në Paris, në brigjet e lumit Sena…dhe pikturon « Notre Damin ».
Tani sa herë që shkoj në Tiranë, kthehem të përshëndes mikun tim Lekën.
Xhamia e Din Hoxhës tani është rinovuar dhe i është kthyer funksioni i saj i parë.
Shqipëria II : Njeriu që nuk njohu vetveten
Kam takuar ish kasapin me rastin e një reportazhi për revistën fraceze Marie Claire, gjatë periudhës së fundit të regjimit komunist.
Ai punonte si kasap në Plug, një fshat ku banonin të internuarit, diku në Shqipërinë e mesme. Të internuarit dërgoheshin në këtë zonë për bonifikimin e moçaleve.
E kam takuar përsëri 30 vite më pas, në një kafene në fshatin Plug. Ai tani punon si shofer taxie. Ma treguan shokët se ku mund ta gjeja. Kur i tregova fotografinë e hershme, ai reagoi kështu : “ Jo, nuk jam unë”. Shokët e tij insistuan duke bërë shaka : “ Po si jo? Ti je, ti je “. Atëherë ai e zmadhoi foton, e pa nga të gjitha anët, dhe më kërkoi nëse kisha foto të tjera. Ai nuk po e identifikonte dot veten. (Nuk mbante mend si kishte qenë në atë moshë.) Skishte se si. Sepse gjatë periudhës komuniste, njerëzit ishin të varfër dhe nuk kishin shumë gjëra. Për shembull nuk mbanin aparate fotografike në shtëpi dhe as filma, akoma më pak filma me ngjyra.
Shqipëtarët, flasim për pjesën më të madhe, nuk kishin mundësi të mbanin albume familje. Kështu që atyre ju ka munguar memoria fotografike ndër vite. Punimet e mija të kësaj kohe, janë në një fare mënyre “albumi i familjes” që atyre u ka munguar dhe ku secili mund të gjejë momente nga e kaluara e vet.
Realizova disa imazhe të reja, dhe më pas një intervistë. Ai më konfirmoi që kishte qenë kasap në Plug në ato kohë. Dhe megjithëatë, po ti vësh re vështrimit të tij, tek foto e fundit, mendoj që ai prapë nuk e njeh veten te ajo foto.
Në kohën e diktaturës njerëzit kanë përjetuar gjëra kaq të vështira, kaq tronditëse saqë disa prej tyre kanë preferuar ta harrojnë këtë periudhë .
Foto e tretë, tregon një klient të kënaqur që kishte arritur të blinte një kockë të madhe me pak mish: Furnizimi me mish bëhej një herë në muaj, një kg për familje.
Ish kasapi është njëri nga personazhet që kam gjetur vite më vonë në kuadrin e ekspozitës që po zhvillohet këto ditë në Shqipëri.
Plot ngjarje të tjera do të vijojnë më pas…
Shqipëria X to XX are coming
Shqipëria XXI : Në kërkim të « njeriut të ri »
Historia e Shqipërisë mban një vend të veçantë në zemrën time sepse « vendi i shqipeve » është një përmbledhje e historisë së gjithë botës.
Në të, gjejmë historinë e Europës, e luftës botërore, të nazizmi, të luftës së ftohtë, e çlirimit, të idealeve që lëkunden rendin social gjatë shek. XX, të « njeriut të ri », të lirisë, të pamvarësisë, por gjithashtu është edhe historinë e komunizmit, të maoizmit, të stalinizmit, të diktaturës, të ateizmit, të internimit, të servilizmit, të paranojës…dhe pastaj të rilindjes, luftës së pambaruar për demokracinë dhe rikthimin i vështirë drejt lirisë.
Historia e tërë botës gjendet e përqëndruar në këtë copëz toke. Një histori gjithmonë nën tension: Perandoria e re Osmane e Ordoganit është duke u rikthyer persëri në Ballkan.
Në 1981, e vetmja mënyrë për të vizituar Shqipërinë, ishte t’ju ngjitesha një grupi të huaj të miqësisë marksiste-leniniste. Në grupin e « simpatizantëve » ku mora pjesë, ishim edhe dy gazetarë të infiltruar.
Nuk kishte asnjë avion linje të rregulllt për Tiranë. Vendi ishte i shkëputur nga bota perëndimore. Gjatë verës, një herë në javë, shoqatat e miqësisë marksiste-leniniste europiane, bashkoheshin për të marë një linjë çarter, nga Cologne për në Tiranë, mbushur me « miqtë e popullit».
Në Rinas, një ekip mirëpritje përbërë nga disa shoqërues dhe një berber, na pritën sapo zbritëm nga avioni : Flokët e gjata, mjekra e gjatë dhe minifundet ishin të ndaluara !
Shqipëria, ishte për mua, pike së pari, një vend plot me epos dhe romancë. Isha i përlarë me romanet e Ismail Kadaresë. Në veçanti me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Në një tjetër regjistër, kisha në mendje edhe shtetin imagjinar të Syldavisë me “Skeptrin e Ottokar” mbreti imagjinar i vendit imagjinar të vizatimeve të veprës së famshme të Hergé, Tintin. Një tjetër imazh ishte emri “Shqipëria” mbi pullat e postës, apo ai i mbretërise të ”Goto ile d’amour” një film po aq i mrekullueshëm sa i panjohur, i Walerian Borowckyk, ku aktori kryesor, Claude Brasseur luan rolin e një diktatori ikonik.
Isha kaq shumë kurioz të shihja socializmin e realizuar, megjithëse mundohesha të mos mbaja iluzione të kota. Isha me ide politike të majta, dhe në linjë me idetë socialiste. Shkurt ky vend i vogël, jo më i madh sesa dy rajone franceze, mbushur me kontradikta dhe enigma, me izolacionizmin e tij absolut, më intrigonte shumë.
Po e situoj pak situatën historike internacionale.
Pak muaj më pare isha në Afganistan përgjatë pushtimit rus, dhe sapo kisha mbaruar reportazhin mbi revolucionin islamik në Iran. Por stina e revolucioneve, për mua, sapo kishte nisur.
Në mbrëmje, një natë më pare, në hotelin tonë në Durrës, larg qytetit dhe popullsisë, neve na projektonin filma mbi luftën anti-naziste dhe më pas debate mbi temën: “A mund të ndërtohet komunizmi pas ndryshuar njeriun?”
“Jo, pergjigjeshin miqtë tanë shqiptarë, duhet reformuar njeriu nga e para”.
Dhe shumë përpjekje bëheshin nga kjo anë.
Nën drejtimin e Enver Hoxhës, qysh nga moshat më të reja, shumë aksione u ndërmorën për të çrrënjosur nga themeli “individualizmi dhe fanatizmin”. Edukimi i fëmijëve ndërtohet që nga djepi.
Feja zevendësohet me moralin socialist. Kolektiviteti bëhet figura e re që gjykon dhe jep dënime apo lavdërime. Kritika kolektive, autokritika, kritika e masava, eshtë një formë e revolucionit kulturor, aplikuar tek mosha e reja shkollore.
Njeriu i ri, është në radhë të parë ushtar.
Fëmijët shqiptarë luajnë më pushke prej druri. Dhe jo vetëm luajnë, por veprojnë si roje të vërtetë nëpër kampet e pionierit. Në perëndim, prindët janë kundra lodrave me natyrë luftarake, ndërsa këtu është ndryshe.
Duhen edukuar fëmijët me luftën. Edukatorët e kampeve të pionierit, më kanë treguar sesi kishin vështirë të organizonin betejat me gjermanë kundra partizanëve.
Fëmijët me lot në sy, nuk pranonin të luanin rolin e gjermanëve : “Nuk dua të bëhem gjerman, babi im është partizan ! “
Për fëmijët, kjo nuk është thjesht lojë.
Mësimi ushtarak vazhdon gjatë gjithe periudhës së jetës. Gratë sot, “barabartë me burrat”, nuk i bëjnë përjashtim këtij rregulli.
Mësimi, përbën elementin e dytë të edukimit socialist, dhe puna përbën atë të tretin. Të rinjtë bëjnë punë vullnetare, të paktën një muaj gjatë vitit. Adoleshentët, “aksionistët” kanë ndërtuar me punë vullnetare pothuajse tërësinë e rrjetit hekurrudhor shqiptar (që sot është në braktisje ).
Aksionistët i shohim gjithashtu nëpër ara, për të kryer aksione me përmasa të mëdha, si vaditje, bonifikime etj. Përpara se të fillojnë studimet e larta, duhet të kontribuojnë për prodhim.
Adoleshenti duhet jo vetëm të tregoj prirje për studim, por edhe të tregoj implikimin politik, duke lënë mënjanë interesin personel dhe duke shprehur dëshirën për t’i shërbyer shoqërisë. Në bazë të rezultateve, më pas, kolektiviteti, vendos nëse studenti do të ketë apo jo të drejtë studimi.
Mbasi mbaron cicklin e studimeve, ai duhet të kthehet ke uzina apo kooperativa që i nxori të drejtën e studimit, megjithatë vendi i punës caktohet në bazë të nevojave të vendit.
Përgjatë gjithë jetës së tijë, punëtori është i detyruar të jetë në shërbim të shoqërisë. Të rinjtë, mbas martesës qëllon që gjejnë vend pune larg familjes, pra atje ku i kërkon detyra.
Gjatë debateve me miqtë tanë shqiptar, ne na « mbushej koka plot » me kësoj lloj propagande. Normalisht që nuk preknim asnjëherë argumentet për kampet e internimit, burgjet, dhe pyetjet që përkisnin aspektit fetar, nuk ishin fare të mirëpritura. Thjesht, shqiptarët e kishin eliminuar plotësisht atë që quhej « opiumi i popullit »…
Shqipëria e përgjymur jetonte në « një kohë jashtë kohës ». Nuk mund të qarkullonim lirshëm përveçse në grup, dhe të bëje fotografi ishte gjithmonë diçka e rrezikshme. Na lejonin të vizitonim vetëm pikat turistike të vendit, dhe ndonjë uzinë model, muzeun e veprave socialiste ku ekspozoheshin traktorë kinez, galeri arti realisto-socialist dhe më pas drejt e në hotel, larg nga gjithshka dhe mbi tëgjitha larg nga popullsia. Nuk bëhej fjalë që të shihnim nga afër jetën reale të vendit.
Kudo shihje afishe propagande, pak të vjetëruara, dhe rrugët ishin të zbrazura nga trafiku i autoveturave, por kishte plot karroca me kale. Nga “Grupi i të pestëve” Marks, Engels, Lenin, Stalin, Mao kishin mbetur vetëm katër. Mao ishte zhdukur nga afishet në 1968 si pasoje e prishjes me kinezët, në të njejtin moment kur maoistet francez e europian mbanin lart librin e kuq me emrat e “Marks, Engels, Lenin, Stalin, Mao”.
Në 1968, Shqipëria qëndronte plotësisht e shkëputur nga pjesa tjetër e globit. Shkëmbimet tregtare bëheshin me mallra. Afaristi francez, Julien Roche, shkëmbente aparate elektronike telekomunikacioni me erëza dhe me dele. Në fundin e diktaturës, ai krijoi shoqërinë e pare ajrore shqiptare.
Në kapitullin e ardhshëm do të rikthehem Akoma më gjatë mbi historinë e Shqipërisë.
Shqipëria XXII : Insh-Allah !
Ne 1989, rrëzohej muri i Berlinit : regjimet komuniste të bllokut sovietik, përjetonin ditët e tyre të fundit. Vetëm Shqipëria, akoma, i rezistonte thirrjes për demokraci.
Besimi fetar u bë shkendija e parë për të ndezur rebelimin e njerëzve. Kudo në Shqipëri, populli filloi të praktikojë përsëri rituale fetare të hershme, në mënyre klandestine. Në 1990, nën presionin e popullit, qeveria e Ramiz Aliajt (pasardhësi i Enver Hoxhës) i ju desh të lëshonte pe, dhe të pranonte faktin që 26 vjet me ateizëm, nuk arritën të mposhtin besim e ngujuar thellë në zemrën e popullit.
Në mars 1990, gjendesha përsëri në Shqipëri. Sapo mbërrita, një miku im shqipëtar më propozon të bënim një xhiro. Një kushëri i tij kishte organizuar një ceremoni mysylmane synetlliku, megjithëse ato ishin akoma të ndaluara me ligj. Të nesërmen mbërritëm në qytetin muze të Beratit, në qendër të vendit. Familjarët dhe të afërmit ishin ngjeshur të gjithë në një apartament të vogël, rreth e qark krevatit të madh, mbi të cilin priste urtësisht, një djalë tetë vjeçar veshur me një fustanellë të bardhë.
Dy imame, që i kishin mbijetuar internimit komunist, po lexonin Kuranin. Ata mbanin mend çdo gjë nga faljet dhe ritualet e ceremonisë. Besimtarët qëndronin në heshtje.
“Insh-Allah” bërtiti turma e njerëzve mbasi doli gjaku.
I ati u kthye drejt meje dhe më tha: “ Ky është fillimi i një jete të re!”
Feja mysylmane i kishte mbijetuar këture 26 viteve të egra ateizmi.
Dhe tridhjetë vjetë më vonë, unë nuk kisha harruar atë ceremoni. Për anketën time të re, u riktheva në Berat për të kërkuar Lukë Haxhia dhe djalin e tij Enis, djali që u bë synet mbi tronin e lirisë.
Një kryetar I komunitetit sufi na tregoji ku mund ti gjenim Lukën dhe Enisin, dhe ftoi me këmbëngulje, mua dhe përkthyesin tim, Ervin Baku, që të bashkoheshim edhe ne, në komunitetit mysylman. Ne e falenderuam përzemërsisht për ftësën e tij, dhe shkuam drejt kafes ku do të takonim babain dhe të birin.
Dhe ja ku qëndronin, aty parpara nesh, kurioz, të intriguar dhe shumë të ndryshuar nga vitet. I tregova fotografitë e ceremonisë, nga e cila ata nuk kishin asnjë kujtim tjetër. Ata ja shpërthyen gazit duke shikuar foto një më një, me mahnitje dhe duke vështruar me kuriozitet këtë jashtëtokësor që u solli atyre fotografi të ardhura nga një botë tjetër.
Ne vazhduam bisedën, përpara një gote me raki. I ati më tregoi që ai vetë nuk kishte qenë ndonjëherë shumë besimtarë. Ajo ceremoni, ishte më tepër një mënyrë për të treguar që ne nuk u bindeshim më diktaturës. Ndërsa për sa i përket të birit, ai nuk kishte ndonjë kujtim të mirë nga ajo ceremoni e « dhimbshme » …..
Luka na tregoi adresën e Murat Duratit, imami i hershëm i Beratit, që kishte kryer këtë ceremoni, të parën e këtij lloji. E takuam imamin në shtëpinë e tij dhe, do të shkonte shumë gjatë po t’ju tregoja në detaje historinë e tij personale, por ai na tha që kishte vazhduar të praktikonte ramadanin gjatë gjithë periudhës së diktaturës.
Pak më vonë erdhi edhe krahu i tij i djathtë, Ali Nallbani, që siç na tregoi, edhe ai kishte mbajtur ramadan fshehurazi edhe ndaj familjes së tij. Biles, ai priti përfundimin e totalitarizmit pêr t’u treguar femijëve të tij që ata, si familje, ishin të fesë mysylmane.
Duke u kthyar drejt hotelit, kaluam nga qendra e qytetit ku është ngritur përsëri, katedralja ortodokse, përballe me Xhamine e Madhe. Në fakt gjatë periudhës komuniste, katedralja ishte rrëzuar nga regjimi, duke lënë qëndrën e qytetit bosh si një gërmadhë.
Duke u kthyar drejt hotelit, kaluam nga qendra e qytetit ku është ngritur përsëri, katedralja ortodokse, përballe me Xhamine e Madhe. Në fakt gjatë periudhës komuniste, katedralja ishte rrëzuar nga regjimi, duke lënë qëndrën e qytetit bosh si një gërmadhë.
Shqipëria XXIII : “ITALIA, ITALIA, ITALIA !”
Në portin e Durrësit, me mijëra njërëz thërrasin me të madhe, emrin e vendit që ju sjell plot shpresa : Italia, Italia, Italia! Një tufë e papërmbajtshme na mer me vete, mua dhe përkthyesin tim , Ervin Baku. Nga çdo anët dëgjohet, të bërtitura, të qara, nuk mund të ecje dot as para as mbrapa. Ishim të bllokuar në vend. Me mijëra pyetje lindin nga zërat pa emër të kësaj fushe mbushur plot me njerëz. Ata na tregojnë për endrrat, apo preokupimet e tyre: “A do nisi Italia anije, që të vijnë të na marin? Ne duam të largohemi, të ikim nga këtu, duam të shkojmë të punojmë në Europë”.
E pamundur per ne të shkëputeshim nga kjo turmë njerëzish të etur për një të ardhme më të mirë dhe për liri. Prej disa ditësh tashmë të gjitha llojet e transportit ishin të zëna dhe udhëtonin drejt një drejtimi të vetëm: Portin e Durrësit. Familje, fëmije, të rinj, të moshuar, fshatarë apo qytetarë. Gjithë Shqipëria gjendej në Durrës, sikur të kishte lënë takim. Me çdo mjet transporti të mundshëm, me karroca me kalë, me kamiona, me trena, me autobuza, me biçikleta. Asgjë nuk mundet ta ndalojë këtë turmë njerëzish.
Lajmi që një anije panameze mbërriti në Itali me 6000 persona, u përhap me shpejtësinë e dritës. Në portin e Durrësit, gjenden akoma tre anije të lidhura në mol. Vinxhat e portit kanë filluar të ngarkojnë njerëzit që janë grumbulluar në grupe, sikur të ishin tufa me dele.
Disa nga ushtarët, me uniforma, kanë zënë vend midis tyre dhe kanë hypur në bord. Policia dhe ushtria, janë prezent dhe lejojnë gjithshka, të pamundur të ndërhyjnë për të ndaluar çka po ndodh.
Sapo nxorra aparatin nga çanta, një thirrje e fortë shpërtheu nga tufa: ”Italia, Italia! ” Anijet filluan të anohen rrezikshmërisht por kjo nuk i ndaloi ata të vazhdojnë të ngjiten. Deri sa smbante dot më shumë. Këto anije të vjetëruara nuk mund ta përballojnë dot detin me këtë ngarkesë jashtë mase. Megjithatë asnjë nuk e braktis vëndin që ka zënë.
Poshtë në mol, apo sipër nëpër anije, nuk ka mbetur as një centimetër katror bosh.
Të vetmet bagazhe që kanë marë, këta njerëz, janë teshat që mbajnë vesh. Asnjë valixhe (në Shqipëri nuk gjendeshin kollaj), nuk kanë çanta, nuk kanë asgjë. Kanë dëgjuar që do të kujdesen për ta kur të mbërrijnë në Itali, sepse refugjatët e pare mbërritur pak më pare kanë folur me familjarët dhe kanë treguar se çndodh në Itali.
Fatmiri, një nga kandidatët për ekzil, me thotë në një italishte pak a shumë të kuptueshme: “Ne duam të nisemi, të ikim nga ky vend. Dakort, tani na japin pashaportë dhe nuk na pengojnë për të dalur jashtë, por kush të jep vizë për të shkuar në perëndim, pa prezantuar garanci, e pa bileta avioni? Ne nuk i kemi këto mundësi ekonomike. Për shumicën, këto anije janë e vetmja mënyrë për t’u larguar, neve nuk kemi besim se do të ndryshojnë gjërat po të qëndrojmë këtu”.
Pjesa më e madhe nuk njohin asnjë gjuhë të huaj, as me shkrim as me lexim. Shumica janë fshatarë ardhur nga zonat rurale, nje pjesë e mirë janë nga minoritetet Rom.
Ndërkohë në Durrës rriten tensionet. Ushtria ka bllokuar portin, mbi anijet mbushur plot, njerëriz nuk kanë me çfarë të ushqehen. Buka dhe uji kanë arritur çmime jashtëzakonisht të larta, deri 50 herë më shumë se çmimet në dyqan.
Gjatë natës, mbas disa ditësh hezitimi, trupat speciale të policies ndërhyjnë për të mare situatën nën kontroll. Herët në mëngjes, tanket bëjnë barrikade në hyrjet kryesore të portit. Ushtria mer kontrollin dhe porti kthehet në zonë ushtarake.
Një ushtar i armatosur çdo dy metra dhe telat me gjema rrethojnë perimetrin e portit. Qyteti tashmë është boshatisur dhe forcat speciale janë larguar.
I kërkoj një oficeri për të vizituar portit pa patur ndonjë shpresë të madhe, dhe çuditërisht ai më ftoi që të më shoqërojë ! Ja “Partizani” deri dje mbushur plot me njerëz, sot kishtë zënë vëndin e tij të përhershëm në moli e portit. Asnjë shenjë e turmave të tërbuara që ishin aty një ditë më parë, sikur të mos kishtë ndodhur kurrë. Komandanti që më shoqëronte, me shpjegoi që turma ishte larguar në qetësinë më të plotë reth mesnatës: ”Ne i bindëm që largoheshin nga porti, nuk pati nevojë për violence, ushtria dhe populli në Shqipëri bëjnë një” .
Shqipëria XXIV : Shëngjin
26 shkurt 1990
Vlora dhe Shëngjini, dy portet e tjera që ka vendi, janë gjithashtu të zaptuar nga kandidatët për të ikur. Në portin e Sarandës, afër kufirit grek, nuk mbeten më anije, megjithatë më shumë dhjetë mijë persona kanë kaluar kufirin në këmbë.
Plot fshatra janë boshatisur, skishte ngelur më këmbë njeriu. Asnjë anije nuk lejohej që të lidhej në Shqipëri. Në Durrës një anije panameze, ngarkuar me sheqer (që po fillonte të mungonte në treg) u sulmua dhe mbush plot me njerëz akoma pa shkarkuar ngarkesën.
Uzinat nuk punonin më për mungesë materialesh. Anijet tregtare ishin tashmë në gjendje të paralizuar.
Vendosa të shkoj drejt Shengjinit, një port i vogël, që gjendet pak më në veri të Tiranës. Qarkullimi rrugor ishte i bllokuar.
Vetë shefi i policisë lokale, na shoqëroi deri në qendër të qytetit, mua dhe perkthyesin tim. Edhe atje gjetëm një grumbullim njerëzish të ngjesh njëri me tjetrin, që pritnin me ankth të nisej ndonjë anije. Dukeshin si një turmë me bletë që ngjiteshin mbrapa çdo lloj mjeti lundrues. Një pamje aspak e zakonshme për këtë vend të vogël bregdetar.
Në krahun tjetër të portit, vura re një nga bazat sekrete të luftës së ftohtë, baza e nëndetësve të Shëngjinit. Ajo ndodhej vetëm 100 metra më larg, dalloheshin shumë mirë bunkerët, por as që e çova në mendje që të të hyj brenda…
Në 2018 kalova prapë pranë bazës dhe u mundova të marë disa foto pa rënë në sy, nga cepi i rrugës, por rojet ushtarake më vunë re dhe me kërkuan të largohesha duke më thënë : Nuk lejohet, është zonë ushtarake.
Në 2019, për vazhdimin e projektit tim, bëra një kërkesë zyrtare për të patur mundësinë të vizitoja bazën.
« Nuk është e mundur, është një bazë strategjike ! »
Por Shqipëria është si të gjithë vendet e mesdheut ku njerëzit njihen me njëri-tjetrin, dhe komandanti i bazës ishte mik me shoferin që më shoqëronte…
Kështu që u takuam më pas në kafene dhe mbasi shkëmbyem dy fjalë sëbashku, komandanti na hapi dyert e bazës shumë sekrete. Aty u gjenda ballë përballë me një botë tjetër, taman si në librat vizatimorë, ashtu siç e kisha ëndërruar prej dhjetëra vjetësh. Ishte universi i librit vizatimorë Black e Mortimer « Le Secret de l’Espadon ».
Vendi ku hymë ishtë thjeshtë i mahnitshëm. Vizituam rrënoja anijesh më të vjetra se njeriu i parë mbi tokë. Dukej hapurazi që komandanti kishte humbur çdo lloj iluzioni për bazën e tij. Ai e din fare mire që ajo është në gjendje të mbrapambetur. U shpreh se do të kishte qejf ta transformonte në muze të luftës së ftohtë.
Pak më vonë, shkuam për drekë në një restorant që e mbante një tjetër mik i shoferit. Duke pritur që kuzhinieri të na pregatiste pjatat, ai na shoqëroi tek porti për t’na treguar një bllok të madh prej hekuri, i zhytur përgjysëm nën ujë.
Ja çfarë kishte mbetur nga anija me të cilën ai ishte munduar të ikte. Anija e vogël, nuk i kishte kaluar ndonjëherë dyert e portit. Por i arratisuri ngeli në Shëngjin dhe si përfundim kishte hapur një restorant.
Në mbrëmje, duke u kthyer në hotel, gjeta një Statujë të Lirisë gjigande në oborrin përballe dhomës. Ëndrra amerikane ishtë gjithmonë e gjallë.
ALBANIA. Ismail Kadaré . Hommage
Michel SetbounALBANIA 1981 August. Durres. Ismail Kadare portrait of the novelist. ALBANIA 1986 Tirana under the…
Albania. The new country for migrants
Michel SetbounQuand les Taliban prennent le pouvoir à Kaboul, les Afghans exfiltrés par la CIA trouvent refuge…
Albania Exhibition
Michel SetbounSamedi 18 mars , Maison de l’Albanie à Paris 26 Place Denfert Rochereau . Apres…
ALBANIA, The Rufais
Michel SetbounTHE RETURN OF RELIGIOUS SECTS Allah, Allah, Allah…” Two dozen~worshippers chant the name of their…
Albania : 40 vjet histori ne vendin e Shqiponjave
Michel SetbounAlbanian traduction on the way by Indrit Topi , “under construction” Shqipëria I : introduction…
Solo Exhibition in Marubi Museum.
Michel Setbounin Albanian MICHEL SETBOUNfotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur25.11.2022 – 19.02.2023 📍Hapja…
ALBANIA page
Michel SetbounHere you will find the links for everything Albania. it will take me some time…
Albania, “40 years of history” The book
Michel SetbounIn the country of eagles. The book in Albanian and English https://youtu.be/QQ6XY0X-l_4 some pages of…
Exhibition Albania 40 years at the C.O.D.
Michel SetbounSecond exhibit in Tirana at Center of Openness and Dialogue under construction, more coming soon…
Solo Exhibition in Marubi Museum
Michel SetbounMarubi Museum is glad to present Michel Setboun’s solo show curated by Luçjan Bedeni. Michel…
Exhibition: “Albania history” at the C.O.D.
Michel SetbounFirst exhibit in Tirana at Center of Openness and Dialogue under construction, more coming soon…
Albanie I : 40 ans d’Histoire(s).
Michel SetbounProjet en Cours Depuis des décennies, j’ai voyagé dans le monde entier, couvert de nombreuses…
Albanie II : l’homme qui ne pouvait pas se reconnaître
Michel SetbounAlbania. Plug was a deportation village under the communist regime; the former relegates don’t know…
Albanie III : “le général de l’armée morte”
Michel SetbounAlbania. Shkoder. father Vicenzo show an image of the cathedral as a sport palace inside…
Albanie IV : “la mort de Dieu
Michel SetbounEn 1967 le dictateur communiste Enver Hoxha, dandy et prof de francais formé a Montpelier,…
Albanie V : “Quand Un plancher se transforme en iconostase “
Michel SetbounAlbanie V: Quand Un plancher se transforme en iconostase En 1967, le dictateur communiste Enver…
Albanie VI : ” La mariée était en pleurs… “
Michel SetbounJ’ai rencontré Ana et Frederick son frère en 1990, à Jubani, dans un petit village…
Albanie VII : “L’église était en ruines”
Michel SetbounCe matin de 1991, nous sommes partis en procession vers l’ église du village, la…
Albanie VIII : il y a 29 ans, “Dieu” était de retour en Albanie
Michel SetbounJ’ai retrouvé Imeri Nga à Shkodra, là où je l’avais quitté il y a vingt-neuf…
Albanie IX : Arjana Ceka, une douleur intacte
Michel SetbounLe 3 avril 1991, les résultats des premières élections libres, depuis la fin de la…
Albanie X : L’art au service du dictateur
Michel SetbounAlbanie Tirana .Leka Rrhuda et Pire Tsekos dans l’atelier d’art, l’ancienne mosquee Dhine Hoxha en…
Albanie XI : Artan Broci, une douleur intacte.
Michel SetbounAlbania Shkoder 1990 during. Riots in Skodra, sit up with Arben BROXI (Broci) in the…
Albanie XII : Le baptême et la bouteille de Soda..
Michel SetbounUn conte de Noël, un vrai…, Albania. Rebirth of Christianism after the collapse of the…
Albanie XIII : Tasha Sejko, la mariée de Saranda
Michel SetbounAlbania under the communist regime. Tasha Sejko 30 years after her wedding in SARANDA: on…
Albanie XIV : Avril 1991, ouverture des “goulags” albanais
Michel SetbounOn découvre enfin ce que les albanais ont vécu après quarante ans de dictature :…
Albanie XV : Taçi Pano, le poète, a passé 21 ans en prison
Michel SetbounSuite du chapitre XIV texte d’Edith Canestrier publié dans Marie Claire en décembre 1991 Et…
Albanie XVI : « Marie-Claire » au pays des aigles
Michel SetbounNous avons travaillé avec Edith Canestrier pour le journal “Marie Claire” sur le goulag albanais…
Albanie XVII : Edi Luarasi, l’actrice “déchue”
Michel SetbounAlbania Tirana may 1991 Edi Luarasi , the actress after 20 years of relegation under…
Albanie XVIII : « les quatre cents coups »
Michel SetbounAlbania Tirana . Four former school children in front of their former school Shkoza Primary…
Albanie XIX: Le monde d’Orwell devient réalité
Michel SetbounA la fin de la dictature, pour relâcher la pression sur le peuple en colère,…
Albanie XX : Tirana, La salle de torture
Michel SetbounAlbania. Tirana maternity 1991 Salle d’accouchement: Maternité de Tirana: Le dénuement est total: pas de…
Albanie XXI : à la recherche de « l’homme nouveau »
Michel SetbounL’histoire de l’Albanie me tient à cœur car “Le pays des aigles” est un concentré…
Albanie XXII : inch’Allah
Michel SetbounBerati circumcision little guy: Enis Axhia. His father: Luke. he was the first boy circumcised…
Albanie XXIII : « ITALIA, ITALIA, ITALIA ! » 26 février 1990
Michel SetbounDans le port de Durrës, des milliers de gens poussent un cri d’espoir, le nom…
Albanie XXIV : Shengjin, 26 février 1991
Michel SetbounVlora et Shengjin, les deux autres ports du pays sont aussi bloqués par les candidats…
Albanie XXV : le mystère de la grande pyramide
Michel SetbounJe n’ai jamais rencontré Enver Hoxha qui est mort en 1985, soit juste un an…
Albanie XXVI : Gjirokastra, la ville de pierre.
Michel SetbounL’église de la résurrection Albanie Gyrokastra. Église orthodoxe Michael et Graville (1737) transformée en entrepôt…
Albanie XXVII : Des petits vélos qui tournent dans ma tête…
Michel Setboun« L’homme qui ne voulait pas se souvenir » Tirana 1087 : Le vélo est…
Albanie XXVIII : Les cathédrales du communisme
Michel SetbounPour raconter l’Albanie au présent je suis parti à la recherche des témoins du passé…
Albanie XXIX : l’usine sidérurgique d’Elbassan
Michel SetbounUrbex 1 : les cathedrale du communisme Pendant la période communiste, le combinat sidérurgique d’Elbasan…
Albanie XXX : la mine de bauxite de Kukës
Michel SetbounJe n’ai pas pu visiter la mine de Kukës pendant la période communiste. Les sites…
Albanie XXXI : Korçë
Michel SetbounUrbex 3; la centrale electrice de Korca Personne en France ne connaît la ville de…
Albanie XXXII : Valias fait grise mine
Michel SetbounUrbex 4 Albanie mai 1990 Mine de charbon de Valias, le pays est encore parsemé…
Albanie. XXXIII
Michel SetbounAlbanie. Skodra 1991 Hôpital des enfants handicapés mentaux à Skodra. Il n’y a plus un…
Albanie XXXIV : “retour au pays du « Seigneur des anneaux “
Michel Setboun“Return to the Land of the “Lord of the Rings” Albania . Lac, chemical factory…
Albanie XXXV : les mariés de Derviçan
Michel SetbounAlbanie august 08 1987 . Dervician mariage traditionnel sous le régime communiste qui a aboli…
Albanie XXXVI : Monsieur Cinéma
Michel SetbounAlbania under the communist regime. A movie-truck crosses the country and travels among the distant…
Albanie XXXVII : « La vieille dame très digne ».
Michel SetbounUne photo pour l’au-delà. Albania under the communist regime. wedding in the village of Dervican…
Exhibition: “return to Dervican”
Michel SetbounFirst exhibition in Albania under construction, more coming soon Albania. Dropull area, greek minority, with…
Vous devez être connecté pour poster un commentaire.