Solo Exhibition in Marubi Museum.
in Albanian
MICHEL SETBOUN
fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur
25.11.2022 – 19.02.2023
📍Hapja e ekspozitës:
E premte 25 nëntor, 18:00h
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën personale të fotografit Michel Setboun kuruar nga Luçjan Bedeni.
Michel Setboun ishte vetëm 17 vjeç kur filloi udhëtimet e tij nëpër botë. Në njërin prej tyre tek vizitonte Jugosllavinë, pati rast të ndalonte edhe në Kosovë. Ky ishte momenti që zgjoi tek ai kuriozitetin për të parë Shqipërinë e izoluar. I kamufluar si pjesë e një grupi të rinjsh marksistë francezë që vizitonin Shqipërinë në kuadër të miqësisë mes dy vendeve, Setboun vjen për herë të parë në 1981. Të kësaj vizite janë shkrepjet e serisë ‘Shqipëria në vitin 1981′, në të cilën nuk gjejmë asnjë imazh që tregon realitetin e burgjeve, kampeve të internimit, shkatërrimin e objekteve të kultit apo skamjen ku jetonin shqiptarët. Jeta në rrugë nën regjimin komunist në Shkodër’ është e vetmja foto e shkrepur tinëz, në të cilën dallohet habia që shqiptarët kishin kur shikonin të huajt. Të bën përshtypje që me përjashtim të këtij imazhi, në këtë seri nuk e shikojmë dot Michel-in fotograf, por vetëm regjinë e pushtetit e cila kishte një sistem të tërë trukimi, për ta shfaqur Shqipërisë një vend të lumtur e të begatë. I ndërgjegjshëm për ekzistencën e një realiteti tjetër, ai rikthehet në 1986 e çdo vit me rradhë deri në rënien e komunizmit në 1991.

Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.
Vous devez être connecté pour poster un commentaire.